Erdogan kërcënon: Ata nuk do na bllokojnë në brigjet tona, uroj që çmimi të mos jetë i shtrenjtë

schedule20:27 - 7 Shtator, 2020

schedule 20:27 - 7 Shtator, 2020

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli ditën e sotme për një përpjekje për të krijuar ngjarje në detin Mesdhe dhe atë Egje. “Ne mund të përdorim si diplomacinë ashtu edhe forcën ushtarake”, kërcënoi ai.

“Në Mesdheun Lindor ata duan të na bllokojnë në brigjet tona me një ishull prej 100 kilometrash katrore dhe kjo nuk mund të ndodhë’, duke bërë kështu një kërcënim të ri ndaj Greqisë.

Duke folur pas takimit të Këshillit të Ministrave që zgjati katër orë, presidenti turk foli për një përpjekje në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor duke shprehur shpresë se nuk do të paguajnë një çmim të rëndë./m.v. abcnews.al