Erdogan i vendos kusht Mitsotakis: Mos përfshi palë të treta për dialogun

schedule20:43 - 14 Qershor, 2021

schedule 20:43 - 14 Qershor, 2021

Si “thyerje akulli” u cilësua takimi mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë një konference për shtyp në Samitin e NATO-s në Bruksel, Rexhep Tajip Erdogan tha se  i kërkoi Kyriakos Mitsotakis të vazhdojnë bisedimet pa ndërmjetësimin e palëve të treta.

Presidenti turk u shpreh se në takimin e tij me kryeministrin grek , u vendos që të vazhdohet dialogu, për të arritur hapa drejt një axhende pozitive. Erdogan gjithashtu theksoi se ai i kërkoi Kryeministrit grek të mos përfshijë në dialogun mes dy vendeve palë të treta.

“Ne vendosëm të vazhdojmë mekanizmin e dialogut dhe të ndërmarrim hapa të mundshëm për një axhendë pozitive. Unë i thashë atij se nuk ka asnjë arsye që palët e treta të hyjnë midis nesh”, tha  Erdogan.

Gjithashtu, presidenti turk bëri të ditur se i premtoi kryeministrit grek “verë të qetë në Egje”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!