Erdogan i përgjigjet Draghit: Politikanët perëndimorë na sulmojnë për të fshehur paaftësinë e tyre

schedule10:05 - 12 Prill, 2021

schedule 10:05 - 12 Prill, 2021

Presidenti turk bëri një referencë indirekte për deklaratat e kryeministrit italian Mario Draghi, i cili javën e kaluar, e përshkroi Erdoganin si “diktator”.

Për t’iu përgjigjur kësaj deklarate, Erdogan tha se myslimanët dhe turqit do të zënë vendet që meritojnë në Evropë në të ardhmen.

“Kjo situatë na jep shpresë, por është një makth për të tjerët, të cilët po përpiqen të kufizojnë turqit e Evropës në një kontekst të ngushtë pranoni forcimin e Diasporës turke “, tha ai.

“Armiqësia kundër Islamit është bërë një instrument i politikës perëndimore për të mbuluar dështimin dhe paaftësinë e tyre. Politikanët që dështojnë në politikën e jashtme janë të shtrënguar brenda dhe e vënë rivalitetin e tyre personal përpara detyrës së tyre, duke sulmuar personalisht mua dhe myslimanët.”

Lexo edhe: Draghi e quajti diktator, Erdogan “ngrin” blerjen e 10 helikopterëve italianë

Ankara vendosi dje sipas Repubblica, të “ngrijë” blerjen e dhjetë helikopterëve nga Italia, në formë “hakmarrje” për deklaratat e kryeministrit italian. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!