Erdogan i kërkon Tsipras ushtarët turq

schedule13:08 - 3 Prill, 2018

schedule 13:08 - 3 Prill, 2018

Presidenti turk Erdogan kërkon nga Greqia dorëzimin e tetë ushtarëve turq që strehohen në vend që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti. Por kryeministri grek Tsipras nuk ka pranuar duke thënë se nuk mund të dalë kundër vendimit të gjykatave greke.

Tashmë, Presidenti turk Erdogan kërkon që dhe Greqia të dorëzojë gylenistët, vetëm pak ditë pasi në Kosovë, policia arrestoi dhe deportoi gjashtë shtetas turq.

Por nga ana e tij, kreu i ekzekutivit grek, Aleksis Tsipras, ka dhënë një përgjigje negative, duke hedhur poshtë madje dhe idenë e shkëmbimit të 8 ushtarëve turq të arratisur në Greqi pas grushtit të dështuar të shtetit, me 2 ushtarët grekë të arrestuar nga Turqia. Tsipras u shpreh se si kryeministër, ai nuk mund të dalë mbi ligjet dhe procedurat e drejtësisë greke dhe as mbi vendimet e gjykatës.

Kreu i shtetit turk, i cili vizitoi një bazë ushtarake në kufi me Sirinë i veshur me uniformë ushtarake, tha se Greqia dhe Europa po shtojnë presionin ndaj Turqisë për të liruar ushtarët grekë e kapur rreth një muaj më parë në zonën e diskutueshme kufitare me turko-greke pranë Edirnesë.

Erdogan tha se 8 ushtarët turq të akuzuar si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të Korrikut 2016, të organizuar nga kleriku në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fetullah Gylen, duhet të japin llogari pasi u përpoqën ta vrisnin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!