Erdogan i del në mbrojtje Putin: Komentet e Biden, të papranueshme

schedule14:09 - 19 Mars, 2021

schedule 14:09 - 19 Mars, 2021

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan tha të premten se komentet e Presidentit të SHBA Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin, në të cilën ai e quajti atë një vrasës, ishin të papranueshme dhe jo të përshtatshme të një presidenti.

Në një intervistë televizive të transmetuar të Mërkurën, Biden tha ai besonte se Putini ishte një vrasës, duke bërë që lidhjet diplomatike të futen sërish në krizë.

Gjithashtu, Biden tha se Putini nuk ka shpirt dhe premtoi se homologu i tij do të paguajë një çmim për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në ShBA, diçka që Kremlini e mohon.

Ankaraja dhe Uashingtoni janë aleatë të NATO-s megjithëse Erdogan dhe Biden ende nuk kanë folur që kur Biden u bë president. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!