Erdogan fyen Macron, BE kritikon ashpër Turqinë: Deklarata të papranueshme

schedule19:16 - 25 Tetor, 2020

schedule 19:16 - 25 Tetor, 2020

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i ka quajtur të papranueshme deklaratat e presidentit turk Recep Tayp Erdogan ndaj atij të Francës Emanuel Macron. Michell thotë se e dënon qëndrimin e Turqisë dhe sulmin e presidentit ndaj homologut francez.

“Në vend të një axhende pozitive, Turqia zgjedh sfida, veprime të njëanshme në Mesdhe dhe tani fyerje. Është e papranueshme. Respekt për Evropën dhe Shtetet Anëtare të saj”, shkruan Michel.

Presidenti turk u shpreh se homologu i tij francez ka nevojë për kontroll mendor. Erdogan theksoi më tej se nëse Evropa nuk shërohet nga sëmundja e islamofobisë atëherë ajo do të shkatërrohet. Deklaratat e ashpra të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan i kanë rritur tensionet mes Turqisë dhe Francës. Si pasojë Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Turqia./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!