Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me homologun e tij azerbajxhanas Ilham Aliyev të hënën në enklavën azere të Nakhçivanit, një rajon që shtrihet midis Armenisë dhe Iranit dhe kufizohet me Turqinë.
Të dy presidentët kishin thënë që nga qershori se donin të shtonin përpjekjet për hapjen e një korridori tokësor, të ashtuquajturin Korridori Zangezur, që do të lidhë Turqinë me Azerbajxhanin përmes enklavës së Nakhçivanit dhe Armenisë, por ky plan, megjithëse është diskutuar për një kohë të gjatë, është veçanërisht e ndërlikuar për t’u zbatuar.
/abcnews.al