Erdogan dhe Trump bisedë telefonike

schedule15:38 - 27 Nëntor, 2017

schedule 15:38 - 27 Nëntor, 2017

Një bisedë telefonike ndërmjet lidereve të SHBA dhe Turqisë mund të bëhet një pikë kthese për marrëdhënien e tensionuar ndërmjet dy shteteve kohët e fundit. Ankaraja bëri të ditur zyrtarisht se presidenti Erdogan i kërkoi homologut Trump të mos furnizonte me armë luftëtarët Kurdë.

Situata e tensionuar  e marrëdhënieve SHBA – Turqi, ka marrë një pikë kthese  pozitive pas bisedës telefonike ndërmjet liderve të dy shteteve diten e premte. Turqia prêt nga SHBA-ja që të mos furnizojë më me armë luftëtarët kurdë që luftojnë në Siri, deklaruan gjatë ditës autoritetet Turke.

Presidenti Trump shprehu vullnetin për të mos dërguar më armë për forcat kurde, kjo është dicka shume e rëndëishme por do të humbiste vlerë nëse fjala e dhënë nuk respektohet, ky do të ishte nje mashtrim për botën tha Zëvëndëskryeminstri Turk .

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump informoi Erdogan se Uashingtoni do të bënte një rregullim të mbështetjes ushtarake të pratnerëve në terren në konfliktin e Sirisë. Këtu përfshihen Forcat Kurde, Forcat Demokratike Siriane dhe Aleanca Kurdo-Arabe që luftojnë ISIS në terren.

Një zëdhënës i koalicionit theksoi të dielën, ne po shiHEN ndryshimet që do bëjë SHBA-ja në lidhje me furnizimin me armatime, këshilltarë dhe trajnime.  Sasia e armatimit të Forcave Kurde është kufizuar vetem për misione specifike.

Turqia ishte zemëruar nga mbështetja e Uashingtonit për milicinë Kurde, që shikohet nga Turqit si një zgjatim i Partisë së Jashtligjme të Punëtoreve të Kurdistanit dhe është emëruar si grup terrorist nga Ankaraja, SHBA-ja dhe Bashkimi Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!