Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
Në një deklaratë nga departamenti i komunikimit i presidencës turke, theksohet se presidenti Erdogan vuri në dukje rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të Sirisë dhe shprehu kënaqësinë e tij për vendimin e Francës për të rihapur ambasadën e saj në Damask.
Ai shtoi gjithashtu se puna për kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre ka filluar dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të bashkëpunojë për të siguruar kushte të qëndrueshme për sirianët që kthehen në vendin e tyre me projekte rindërtimi dhe përmirësimin e jetës së përditshme.
Të dy presidentët shkëmbyen mendime edhe për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Francës, si dhe çështjet rajonale dhe globale, thuhet në njoftimin turk./abcnews.al