Erdogan apo Kilicdaroglu, Turqia voton sot për presidentin e ri

schedule08:11 - 14 Maj, 2023

schedule 08:11 - 14 Maj, 2023

Në Turqi këtë të dielë votohet për zgjedhjen e presidentit të ri, ku në garë janë Recep Tayyip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu. Të dy kandidatët janë shumë afër në sondazhe, megjithëse përfaqësojnë dy botë krejtësisht të kundërta.

Presidenti aktual, 69-vjeçari Rexhep Tajip Erdogan ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet dhe aktualisht po përjeton sfidën më të madhe politike të karrierës së tij, pasi pothuajse të gjitha sondazhet I japin shumë avantazh liderit zyrtar të opozitës 74-vjeçarit Kemal Kilicdaroglu.

Ajo që ka ndryshuar më shumë në këto vite është se për herë të parë gjashtë parti opozitare kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare , duke zgjedhur liderin e opozitës Kemal Kilicdaroglu si kandidat të aleancës së tyre.

Bashkimi i forcave opozitare u shkaktua nga kuptueshmëria se Turqia është bërë gjithnjë e më autoritare nën Presidentin Erdogandhe opozita kërkon të vendosë një pengesë për shndërrimin e vendit në një “autokraci parlamentare”.

Në të njëjtën kohë, presidenti turk duket i pambrojtur, me Turqinë që po përballet me një shpërthim inflacioni, pas tronditjes së fortë, sociale dhe ekonomike, nga tërmetet e dyfishta që lanë 50 mijë të vdekur.

Në këtë peizazh, çdo kandidat presidencial që mund të sigurojë më shumë se gjysmën e votave (50% plus 1) në zgjedhjet e sotme presidenciale do të jetë fituesi absolut. Ndryshe, gara do të zhvendoset në raundin e dytë dy javë më vonë, më 28 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!