Erdogan apo Kilicdaroglu? Rezultatet e zgjedhjeve në Turqi pas numërimit të 99% të votave

schedule11:15 - 15 Maj, 2023

schedule 11:15 - 15 Maj, 2023

Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu do të përballen në një balotazh të djelën e 28 majit.

Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk ka arritur të fitojë mbi 50% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në Turqi më 14 maj.

Një konkluzion i tillë mund të nxirret duke u bazuar në të dhënat që kanë nxjerrë mediat turke, sipas të cilave, në 99,38 për qind të votave të numëruara, Erdogan ka  fituar 49,42 ndërsa Kilicdaroglu 44,95%.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses raundin e parë.

Ndërsa udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai do të pranonte rezultatin nëse do të shkonte në balotazh dhe do ta fitonte atë.

Por një pikë kyçë është Sinan Ogan, kandidati i tretë në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Ai mori rreth 5% të votive.

Dhe nëse këto rezultate shpallen edhe zyrtarisht, të dy kandidatët do të përballen përsëri më 28 maj.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!