Erdhi para tre ditësh nga Gjermania, shefi i policisë: Kufomën e gjetëm në dhomën e gjumit

schedule23:38 - 6 Qershor, 2021

schedule 23:38 - 6 Qershor, 2021

Shefi i Komisariatit të Shkodrës Paulin Çupi ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme. Autori, Fabian Vukaj, i cili vrau motrën e tij dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer krimin.

Sakaq, Diana Vukaj kishte tre ditë që kishte ardhur nga Gjermania. Ajo kishte humbur kontaktet me familjarët prej dy ditësh dhe këta të fundit e kishin denoncuar në polici. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesë dhe e ka gjetur të vdekur Diana Vukaj, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.

“Rreth orës 22:30 sonte në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me njerëzit e saj . kemi organizuar shërbimet, verifikimi i parë në banesë ku është gjetur e pajetë e moshës rreth 60 vjec. Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në rrethinat pranë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj Fabian Vukaj rreth 56 vjeç. Ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante është kthyer nga Gjermania para tre ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri. Kufoma është brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Paraprakisht është autor i dyshuar është në kushte depresione në gjendje të alkoolit,” deklaroi shefi i policisë.

Mësohet se vëlla e motër ishin të pa martuar. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!