Ferdinand Doda (Dervishi) 32 vjeçari i cili ka plagosur aksidentalisht të dashurën e tij kishte ardhur nga Spanja më 23 dhjetor për të festuar Vitin e Ri. Nga sa mëson Abc 23 vjeçarja ka deklaruar se i dashuri e ka plagosur aksidentalisht. Ndonëse ai e braktisi të plagosur në hotel, ajo e ka “shfajësuar” para bluve.
Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 09:20 në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë. I riu nga Sukthi me 2 mbiemra, ka qenë në gjendje të dehur kur i është shkrepur arma në dhomën e hotelit. Me tre rikoshetë, një plumb e ka kapur të renë në krah.
Çifti ka qenë në hotel për të festuar nisjen e vitit të ri 2022. E reja e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Largimi nga vendi i ngjarjes është një rrethanë që e rëndon më tej pozitën e 32 vjeçarit të dyshuar për plagosje.
Kjo ngjarje që pret të zbardhet më tej nga grupi hetimor, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e 32-vjeçarit. be.k/abcnews.al