Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdhi në jetë dy muaj më parë, Olta Gixhari thur vargjet më të bukura për Amar

schedule10:16 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:16 - 22 Tetor, 2020

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në muajin Gusht. Aktorja dhe partneri i saj mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Amar. Që prej ardhjes në jetë të vogëlushit, Olta ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta krah të voglit, megjithëse është kujdesur të mos tregojë portretin e tij.

Ndërkohë, së fundmi aktorja ka festuar 2 mujorin e ardhjes në jetë të Amar, ndërsa i ka thurur disa vargje për të: “Tralala ti në shtëpi o Amar i vogël ti, ty mami shumë të do dhe në gjumë ajo të vë. Ti mamin pa gjumë e lë, por ajo thotë nuk ka gjë. Tralala sa bukuri, plot dy muaj pa gjumë tani!”, shkruan Olta.

Amar ka ardhur në jetë në një ditë të veçantë për çiftin. “Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8.”, tha aktorja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!