Erdhi me not nga Italia në Shqipëri/ Kryebashkiaku i Vlorës pret avokaten Eva Buzo, medalje dhe vlerësim për të

schedule13:45 - 21 Gusht, 2024

schedule 13:45 - 21 Gusht, 2024

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha priti të mërkurën Eva Buzon, notaren që theu rekordin e lundrimit nga brigjet italiane drejt atyre shqiptare, ndërsa u vlerësua me medalje dhe certifikatë.

Dredha propozoi që shkëmbi ku Buzo preku tokën shqiptare në Karaburun të marrë emrin e Eva Buzos.

Ndërsa prezent dhe me Kupën e Federatës për Buzon, ka qenë edhe Presidenti i Federatës së Notit Agim Çiraku.

Një rekord i paimagjinueshëm nga një “përbindësh” si Eva, u shpreh Çiraku.

Avokatja Eva Buzo në tentativën e dytë pas asaj të vitit të kaluar ka përshkuar me not itinerarin San Focca-Otranto- Karaburun.

Një udhëtim që zgjati 34 orë dhe u shoqërua nga trajnerë dhe vëzhgues shqiptar e australian/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!