Erdhi me bujë në janar, Tirana pranë divorcit me sulmuesin kryesor

schedule16:32 - 12 Gusht, 2022

schedule 16:32 - 12 Gusht, 2022

Tirana është në kërkim të një sulmuesi, pasi braziliani Devid Da Silva nuk ka bindur. Shtatlarti, i cili kishte shkëlqyer te Kastrioti, u mor në janar nga kampionët.

Devid shënoi vetëm dy gola në kampionat, në 15 ndeshje të luajtura dhe ishte në shënjestër gjatë ndeshjeve të Europës për finalizimin e dobët.

Një ditë më parë sulmuesi nuk ka qenë as në stërvitje dhe raportohet se është pranë largimit nga Tirana. Vetë klubi bardheblu nuk ka bërë ndonjë sqarim për mungesën e tij. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!