Një nga banorët e kampit në një deklaratë për mediat shprehet se një nga ato është vrarë nga forcat e policisë shqiptare.
Ndër të tjera përfaqësuesi i kampit pretendon se policia shqiptare gjatë kontrollit të paparalajmëruar kanë përdorur gaz lot sjellës dhe dhunë ku si pasojë një prej tyre ka humbur jetën. Ndër të tjera ai thekson se në lidhje me këtë operacion ka edhe të lënduar dhe disa persona të arrestuar.
Ndër të tjera ai thekson se vrasja është bërë me gaz dhe me goditje nga ana e policisë.
“Policia shqiptare ka vrarë një nga vëllezërit tanë, ato kanë përdorur gaz lotsjellës ose goditje me armë. Ai ishte vrarë, po bëjnë një hedhje gazi dhe po godasin. Akoma është brenda dhe nuk na lejojnë që të bëjmë asnjë veprim, ne muxhahedinët nuk jemi kriminele por jemi opozitë. Në mëngjes pa asnjë paralajmërim janë futur brenda kampi tonë, çfarë kemi bërë ne që ato vijnë dhe futen pa lajmëruar. Disa nga ne janë lënduar dhe të tjerë vëllezër dhe motra janë arrestuar”, ka thënë një dëshmitar./abcnews.al