“Erdha të të them se je bërë gjysh”, Gold Ag emocionon me fjalët për të atin e ndjerë

schedule12:38 - 5 Shkurt, 2021

schedule 12:38 - 5 Shkurt, 2021

Gold Ag ka shkruar disa fjalë prekëse për të atin, të cilin e humbi vite më parë. Ai ka vizituar varrin e tij në Preshevë pas tre vitesh, ndërsa ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar se ka shkuar posaçërisht për t’i treguar se është bërë gjysh.

Mirë se t’gjeta babë. M’fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do t’vimë edhe bashk’ babë. Ah Preshevë era që nuk e ndjeva askund.”, ka shkruar artisti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

Ndërsa tashmë që është bërë baba për herë të parë, e kupton më mirë rëndësinë e figurës atërore në shtëpi. Pas lindjes së djalit, të cilin e pagëzoi me emrin Gueril, këngëtari premtoi se do të kujdeset për të birin që të mos i mungojë asgjë në jetë, duke qenë se vetë është rritur pa baba.

“Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, shkroi ndër të tjera reperi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!