Zhvillime te Tirana. Michael Ngoo, i cili ndodhet në Londër, nuk do të rikthehet në Shqipëri dhe pret që të luajë në një kampionat tjetër. Anglezi, autor i 13 golave në kampionatin e fundit, do duhet zëvendësuar nga drejtuesit e bardhebluve.
Një tjetër largim i rëndësishëm është ai i Erando Karabecit. Në seancën e sotme stërvitore ai nuk është paraqitur në stërvitje. Kontrata me Tiranën i ka përfunduar dhe tashmë ka ardhur momenti i ndarjes.
10 vite bashkëpunim, ndërkohë që sezonin e fundit Karabeci qëndroi më së shumti në stol. Mesfushori, i cili ngriti trofeun e titullit kampion si kapiten, do të shohë për një tjetër eksperiencë, me shumë mundësi brenda Superiores.
Ndërkohë te Tirana ka zbarkuar një tjetër i ri, produkt i Tiranës. Jurgen Vrapi, pas eksperiencave me Dinamon në Kategorinë e Parë dhe me Flamurtarin në Superiore, rikthehet në shtëpi dhe këtë herë në ekipin e parë. Ai ka udhëtuar me skuadrën në Pogradec, ku edhe bardheblutë do të bëjnë një mini-fazë përgatitore para ndeshjeve të Champions League. /abcnews.al