Një video e re e cila tregon Jeffrey Epstein në ambientet e paraburgimit është kthyer në një sensacion virtual pasi abuzuesi Seksual shfaqet duke riregjistruar një mesazh brenda qelisë ku po qëndronte.
Videoja 37 sekondëshe është pjesë e më shumë se 3 milionë dokumenteve të publikuara nga Departmanti Amerikan i Drejtësisë të premten e shkuar.
Në video, Epstein u drejtohet dy grave të paidentifikuara, duke u thënë se ka “fotografi të tyre te varura në mur”.
Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo kontekst zyrtar për këtë video. Megjithatë, sfondi, përshkrimi dhe veshja e Epstein sugjerojnë se mesazhi është regjistruar fshehurazi gjatë kohës kur ai ishte nën arrest.
Gjatë videos, Epstein flet me një person jashtë kamerës, të cilit i referohet me emrin “Darren”. Duke iu drejtuar kamerës së telefonit, ai dëgjohet të thotë: “Unë dhe Darren po rrimë këtu… po bëj sikur po flas me Darren, pra ‘përshëndetje Darren’.”
Më pas ai përmend dy gra, emrat e të cilave janë censuruar nga Departamenti i Drejtësisë, dhe thotë: “A po kaloni mirë? Siç e shihni, kam një plagë të vogël në fytyrë që e mora nga një burrë me ngjyrë që u përpoq të më puthte. Është vërtet e neveritshme.”
Duke folur për fotografitë e ngjitura në mur Epstein deklaron se I ishte dashur të merrte një ngjitës të forte për ti vendosur këto foto në qelinë e tij.
Videoja është komentuar gjerësisht si një mesazh që Abuzuesi seksual me të mitur ka dashur të dërgojë jashtë ambienteve të qelisë ku qëndronte ndërsa ka pikëpyetje të mëdha edhe për faktin sesi ai kishte arritur që të siguronte një smartfon brenda qelisë së tij.


