Epokë e re, presidenti i ri i Newcastle synon… Allegrin dhe Griezmann

schedule09:15 - 18 Prill, 2020

schedule 09:15 - 18 Prill, 2020

Një epokë e re do të nisë te Newcastle. Pas 13 vitesh vuajtje, me në krye presidentin Mike Ashley, tifozët e Newcastle do të kenë mundësinë të ëndërrojnë, pasi pronësinë e klubit, më konkretisht 80%, do e marrë princi arab, Mohammed bin Salman.

Me ardhjen e presidentit të ri arab, me milionat që ai do të sjellë në klub, mediat kanë filluar të spekulojnë për afrimet që Newcastle do të bëjë. Raportimet e fundit, sjellin në Tyneside trajnerin Max Allegri dhe yllin e Barcelonës, Antoine Griezmann.

LEXO EDHE: 13 vite vuajtje, më në fund klubi anglez ndërron president

Deri para pak kohësh, kjo gjë mund të quhej fantazi, por tani duket si një skenar më i realizueshëm. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të jenë zhvillimet në kampin e bardhezinjve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!