Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Epoka e re e përballjes së vërtetë/ Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

schedule20:19 - 16 Shkurt, 2026

schedule 20:19 - 16 Shkurt, 2026

Analisti Arben Meçe u shpreh se akti i sotëm i kryeministrit Rama është procedural dhe vjen pas zhbllokimit të aksionit politik nga Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, neni 242 për pezullimin ka qenë një dispozitë e harruar prej kohësh, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje në procesin e hetimit, i cili vijon normalisht.

Meçe theksoi gjithashtu se në ndryshimet e Kodit janë përfshirë të gjitha institucionet.

“Akti i sotëm i kryeministrit Rama është procedural ligjor; vjen pasi Kushtetuesja e zhbllokoi aksionin politik dhe duhej t’i jepte një drejtim ligjor. Jemi në momentin e dhuruar nga GJK, ku jemi në reagim politik për t’i dhënë zgjidhje. Neni 242, për pikën e pezullimit, ishte një apendiks i harruar prej kohësh dhe nuk kishte një ekspert që ta komentonte. Rama bëri një përmbledhje të atyre që diskutuam; nuk ka ndërhyrje në procesin e hetimit, hetimi vazhdon.



Në ndryshimin e Kodit u përfshinë të gjitha institucionet.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!