Epoka e Edi Reja fillon me humbje, pikët për Shqipërinë

schedule17:11 - 8 Qershor, 2019

schedule 17:11 - 8 Qershor, 2019

Islanda ka mposhtur Shqipërinë, me rezultat 1-0, ditën e sotme në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2020.

Ndonëse kuqezinjtë treguan lojë më të mirë në krahasim me kohën e Panuccit, skuadra shqiptare nuk ia doli të paktën të marr një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Shqipëria mbetet në pozitën e katërt në Grupin H me vetëm tri pikë, kurse, Islanda ka gjashtë pikë aq sa kanë Franca dhe Turqia, skuadra këto që do të ballafaqohen sonte në orën 20:45./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!