Në episodin e tetë të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin të ftuar:
1.Mark Marku, i cili foli për protestën kundër tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit, të cilën e cilësoi shpresdhënëse, në një kohë që qeveria po ushtron kontroll dhe arrogancë kudo, kur ka shumë tension për shkak të gjendjes ekonomike e rritjes së taksave, ndërsa dhuna e ushtruar sipas tij është simbolike. Ai foli edhe për rolin e opozitës dhe qeverisjen e Ramës.
2.Teuta Toska, gjuhëtare. Ka folur për komunikimin publik, studimin e gjuhës shqipe, përdorimin e gjuhës, çështje që prekin më shumë sistemin gjuhësor, gegërishten dhe toskërishten. Sipas saj problemi më i rëndësishëm tani është që standardi i gjuhës shqipe duhet të mësohet. Për Toskën, hapja e nivelit leksikor është shumë e rëndësishme, ku pjesë e debatit është çështja e strukturave sintaksore.
3. Ardian Civici në “Provokacija” ka folur për librin “Mentaliteti antikapitalist” nga Ludwig von Mises dhe disa çështje të ekonomisë që përfshihen në këtë libër.
4.Jonila Godole, pedagogia ka folur për debatin e fundit për LGBT dhe pyetjet që ngre ndaj Ministrisë në lidhje me kurrikulën për këtë çështje. /abcnews.al