Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Epilepsia prek çdo moshë/ Çrregullimi i trurit, mjekët: 60% e pacientëve përfitojnë nga mjekimi

schedule15:24 - 9 Shkurt, 2026

schedule 15:24 - 9 Shkurt, 2026

Epilepsia, sëmundja kronike neurologjike që shfaqet me kriza të përsëritura nga dridhjet e trupit deri tek humbja e vetëdijes, për shkak të aktivitetit elektrik të papritur dhe jo normal në tru, prek 5- 6 persona në 1 mijë banorë.

“Krizat epileptike zgjasin pak sekonda deri në pak mintua, 2 -3 minuta,  nëqoftëse kriza zgjat mbi 5 min është emergjencë që duhet trajtuar mirë. E mban 30 min nuk është epilepsy, duhet diferencuar. Kriza nuk janë përherë si ato kur bie në tokë, urinon në mënyrë të pavullnteshme, kemi dhe kriza pa humbje të vetëdijes me mpirje dore këmbe ndjesi ankthi  pështjellimi konfuzionale”, tha Aida Quka.

Ky çrregullimi i trurit sipas neurologëve prek çdo moshë ndërsa shkaqet janë të lindura dhe të fituara.



“Pikun e saj e ka tek të vegjlit por dhe të moshuarit kanë një pikë tjetër të sëmundjes, pasi vetë truri vjen duke u degjeneruar, shfaqen më shumë sëmundje dhe këto shkaktojnë fillimin e epilepsisë dhe në këto mosha.  Kemi dhe mosha mesatare, por në grupmoshat e mesme, 30 deri në 60 vjeç, zakonisht ka një shkak sekondor që mund të jetë një truamë e trurit, një infeksion, një tumor, dhe pajtjetër duhen ekzaminime komplementare, nuk fillon epilepsia në mënyrë të akonshme në këto mosha.  Alkooli dhe abuzimi me substancat kanë rolin e tyre në shfaqjen e epilepsisë kjo vjen pasi ato japin, dëmtime kronike në tru duke filluar edhe në arteriet e trurit apo dhe qelizat e trurit duke dhënë dëmtime të parikthyeshme të qelizave dhe shtojnë shfaqjen e epilepsisë”, shtoi mjekja,

Ndonëse sipas neurologëve në rreth 60% të rasteve ajo trajtohet  personat e prekur shpesh përballen me paragjykime.

“Sidomos pacientët që vuajnë që në mosha të vogla ndjehen të përjashtuar nga shoqëria pikërisht për faktin se konsiderohen si njerëz të sëmurë të paaftë për të ndenjur në jetë shoqërore ata vuajnë nga ankthi se do ti shfaqen krizat në shoqëri.  Tek të punësuarit kemi po të njëjtën gjë, shpesh humbasin vendin e punës… Në fakt është plotësisht e trajtueshme”, tha më tej Quka.

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për këtë sëmundje mjekët apelojnë.

“60% e pacientëve përfitojnë shumë mirë nga mjekimi dhe kanë jetë pothuajse normale dhe duhet të integrohen në shoqëri”, përfundoi mjekja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!