Epidemiologu: Testet serologjike tregojnë nëse Covid 19 ka qarkulluar në janar, duhet ti kthehemi normalitetit

schedule21:28 - 22 Prill, 2020

schedule 21:28 - 22 Prill, 2020

Epidemiologu Erion Dasho mbrëmjen e kësaj të mërkure nga emisioni “Byro Politike”, me Juli Xhakoxhi është shprehur se fatmirësisht situata e koronavirusit në vendin tonë është nën kontroll.

Dasho është shprehur se mbështet edhe tezën e profesor Kakarriqit i cili thekson se koronavirusi në vendin tonë mund të ketë qarkulluar që në muajin janar dhe shkur, por për këtë ai thekson se është e rëndësishme që të bëhen testet serologjike për ta vertetuar.

Epidemiologu ka theksuar se numri i të infektuarve sipas shumë studiuesve të tjerë nëpër vende të ndryshme të botës edhe në vendin  tonë duhet të jetë shumë herë më i lartë se 600.

Mjeku Dasho nga studio e Byro Politike është shprehur se është e rëndësishme ë me këtë ecuri virusi dhe të infektuarish në vendin tonë tashmë nuk është e nevojshme të mbahen ato masa kufizuese.

Pjesë nga biseda në studio:

Deri më tani thuhet se shifrat nuk janë të frikshme, situata është nën kontroll çfarë funksionoi?

Funksionuan masat e kufizimit fizik që treguan efikase , përballë një të panjohure. Ne pamë Italinë që kur u zbulua rasti i parë ktu kishte perfunduar në kaos, dhe vetëm vendet  e papërgjegjshme mund të mos merrnin masa. Unë dhe një pjesë e kolegëve të mi ekspertë e kanë mbështetur këtë vendim të qeverisë.

Ne nuk mund të themi se jemi kaq mirë pasi kemi dhe jetë të humbura, por a mund të themi se jemi më mirë se disa vende. Vetëm masat kufizuese kanë ndikuar apo ka dhe elementë të tjerë ndikues?

E rendesishme të njihet shkalla e vërtete e përhapjes se covid në popullatë, ku vetëm gjysma kalojnë me shenja gjysma tjetër e kalojnë pa shenja, 80 % e kalojnë në shtëpi dhe vetëm nj 20 % e kalon në gjendje më të rëndë. Tashmë nuk është më ai tigri i para 6 javëve, por është kthyer në një tigër prej letre ku ne e njohim më shumë sëmundjen. Ka një vdekshmëri më të lartë por tashmë nuk jemi më në kushtet ta quajmë tmerr, por e njohim mjaftueshëm për ta parandaluar dhe për ta trajtuar dhe të marrim masa për të parandaluar dhe dyndjen në spitale.

Ky ishte dhe problemi që i drusheshin të gjithë. Sa gjasë ka pasi shumë mjekë theksojnë se këto simptoma ne i kemi kaluar në janar dhe në shkurt, a ka mundësi që një pjesë e popullsisë e ka kaluar në shkurt koronavirusin?

Unë kam ndjekur shumë kolege të mi si profesor Kakarriqin që i mëshon kësaj tezë dhe ai është një nga mendimet më të kualifikuara në Shqipëri, gjithashtu kam ndjekur dhe kolegen time Mimo. Por këto janë ato çfarë shohim, unë profesor Kakarriqit i besoj pasi ka një mendim shkencor prej vitesh por për ta vertetuar atë teze ne duhet të bëjmë testin serologjik, dhe atëhere mund të bëjmë një hipotezë se kur mund të ketë nisur tek ne. Kjo është një studim që ka vlerë studimore dhe praktike për të parë se sa është mbrojtja imunitare e popullatës për të parë nëse duhet ose jo të mbajmë këto masa. Me siguri pasi të njihet gjendja mendimi im personal pasi kam analizuar situatën në Shqipëri dhe në botë të gjithë studimet tregojnë se masat duhet të konkludojnë drejt normalitetit. Në këtë situatë që ka vendi sot me të sëmurët është luks për të mbajt këtë lloj kufizimi.

Një nga koncesionet më të diskutuara dhe të diskutuara është ai i Check Up  a nuk do të ishte mirë që ato te ardhura të përfshiheshin  ne këto lloj studimesh?

Unë në mënyrën se si është konceptuar check up nuk kam qenë dakord por nuk ka vlerë që të diskuitojmë tashmë pasi janë para të ikura. Por tashmë jemi në një situatë krize ku ne duhet të kujdesemi për shëndetit, 500-600 persona që janë të prekur mund të jetë shumë herë më i lartë. Një epidemiolog tha dje se në vende të caktuara mund të kemi 50 % të popullatës te prekur dhe ky është një lajm shumë pozitiv, pasi këto persona krijojnë imunitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!