Shumë njerëz në Suedi kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit kështu që vendi ka të ngjarë të jetë më i përgatitur për t’i bërë ballë një vale të dytë të koronavirusit, tha epidemiologu Anders Tegnell.
Suedia ka ndërmarrë një qasje relativisht ndryshe në krahasim me vendet e tjera europiane.
“Ka funksionuar në disa aspekte,” tha Tegnell për radio BBC. “Ka funksionuar sepse sistemi ynë shëndetësor ka qenë në gjendje ta përballojë. Gjithmonë ka pasur të paktën 20% të shtretërve të kujdesit intensiv bosh dhe në gjendje të kujdesen për pacientët Covid-19”.
Tegnell vlerësoi se një nivel imuniteti nga 15% deri në 20% ishte arritur në popullatën e Stokholmit, për të cilën ai tha se “do të ngadalësojë përhapjen (e një valë të dytë)”.
Por ai paralajmëroi se nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës, dhe se ende nuk dihet shumë për imunitetin ndaj sëmundjes.
Suedia ka raportuar 16.755 raste të koronavirusit, përfshirë 2,021 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
I pyetur nëse numri i të viktimave do të kishte qenë më i ulët nëse Suedia do të kishte zbatuar kufizime më të rrepta, Tegnell u përgjigj, “kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur në këtë fazë. Të paktën 50% e numrit tonë të vdekjeve ka qënë brenda shtëpive të të moshuarve dhe ne këtë periudhë ne nuk mund ta dime sesi izolimi do të ndalonte përhapjen e virusit në shtëpitë e të moshuarve “./abcnews.al