Në një intervistë me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit” mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhë në botë.
Epidemiologu iu referua një studimi të bërë së fundmi nga disa shkencëtarë të universitetit të Harvardit, i cili shpjegon se vendosja apo dalja nga karantina përllogaritet në bazë të numrit të shtretërve të terapisë intensive.
Duke u bazuar në këto të dhëna, mjeku thekson se Shqipëria është shumë më ulët me shifrat nga ajo që kërkohet. Sipas tij në Shqipëri duhet të kishim 7100 raste në 10 ditë në mënyrë që të vendosej karantina, ndërkohë që kemi më pak se 500 raste për 5 javë.
“Unë kam bërë disa kalkulime bazuar mbi këto algoritme, duke kalkuar një prezencë të shtretërve intensivë në Shqipëri 09 për 10 mijë banorë. Por më pas për siguri unë e reduktova edhe me 40% këtë pasi përkthehet me 150 shtretër në Shqipëri pasi unë jam i bindur se 150 shtretër në terapi intensive i ka. Pragu për të marrë masat e distancimit social që ne këtu në Shqipëri i kemi dhënë emrin karantinë janë 4600 raste në 10 ditë. Për Shqipërinë 7100 raste në 10 ditë, pra le të themi 2 javë duhet të vendosen normat e karantinës”, tha mjeku, ndërsa shtoi më tej se tashmë Covid-19 është një sëmundje komunitare.
Epidemiologu theksoi se në fund do kuptojmë se karantina e ka ulur përhapjen në 30% dhe jo në 80% ashtu sikurse ka ndodhur në Kinë, sepse kjo ka të bëjë me shoqërinë.
Pjesë nga intervista:
Në Itali këtë lloj periudhe e kanë quajtur “kurba e dhëmbëzuar” sepse ka mgrihet dhe ulet. Edhe Shqipëria unë kam përshtypjen se ka një vijushmëri të tillë.
Jo saktësisht sepse Italia pati një hipje që u përshkallëzua në fillim dhe tani është në fazën rënëse. Patjetër nga dita në ditë ka variacione, ka një vështirësi. Por ne jemi zvarritur me pak raste dhe shumë më pak vdekje. Ju e shikoni 24 ne 5 javë dhe rastet janë më pak se 500 në total. Numri jonë është shumë i vogël, ne nuk jemi në fazën e Italisë. Shqipëria sa i përket numrit të rasteve dhe të vdekjeve ka kurbën më të ulët në Ballkan, me përjashtim të Kosovës që ndodhet nën Shqipërinë. Ne jemi duke shkuar mirë, ndërkohë që po në këtë Ballkan Serbia nuk është duke shkuar mirë. Ka një trend shumë të fortë. Pjesa tjetër e shteteve tregon një sjellje shumë lineare.
Kjo sjellje lineare duhet të jetë akoma shkak për të mbajtur këtë karantinë të çuditshme?
Dje ka dalë një nga ato studimet e mëdha, mjekësia bazohet mbi evidenca dhe fakte dhe jo në mendime dhe besime. Dje u publikua ku studim nga shkencëtarët e Harvardit, ku shpjegon këtë logjikë dhe ata e kalkulojnë dhe kur bëjmë këtë kalkulim është përdorimi i shtretërve të Infektivit. Mos të përmbysi sistemin spitalor. Unë kam bërë disa kalkulime bazuar mbi këto algoritme, duke kalkuar një prezencë të shtretërve intensivë në Shqipëri 09 për 10 mijë banorë. Por më pas për siguri unë e reduktova edhe me 40% këtë pasi përkrthehet me 150 shtretër në Shqipëri pasi unë jam i bindur se 150 shtretër në terapi intensive i ka. Pragu për të marrë masat e distancimit social që ne këtu në Shqipëri i kemi dhënë emrin karantinë janë 4600 raste në 10 ditë. Për Shqipërinë 7100 raste në 10 ditë, pra le të themi 2 javë duhet të vendosen normat e karantinës.
Ne nuk jemi afruar fare.
Po ne jemi te 500 në 5 javë. Dhe kur duhen hequr nuk e dime. Kur u vendosën shumë nga këto informacione nuk ishin. Vetë ky publikim doli dje. Më kuptoni që nuk mund të themi pse u morën këto vendime 5 javë më parë. U morën në kuadrin e një sjellje, u shpresua nga shumë autoritete që ky Sars 2 do të sillej si Sars 1, që përmes këtyre formave të karantinës u bllokua. Qartësisht, tani e kutojmë që kjo nuk është e vërtetë. Kur duhet bërë zbutja e këtyre formave është 5 raste për 10 mijë banorë në 2 javë. Pra në Shqipëri do të ishte 1400 raste. Ky është një moment që mund të themi se ne jemi shumë qartë nën këtë tregues dhe nga ky moment nuk ka arsye evidence mjekësore për të thënë që këto norma duhet të vazhdojnë.
Këtu flasim për shkencë dhe jo për opinion?
Këtu flasim për llogari të ftohta të bazuara mbi shërbimin shëndetësor, mbi bazë sesa shtretër kemi ne në dispozicion.
Ajo që unë nuk kuptoj unë është se është zgjatur orari i karantinës, jo masat ndaj saj, që do të thotë se deri në 17:30 njerëzit mund të lëvizin deri të premten, dhe në fundjavë jo. Unë nuk e kuptoj se çfarë ndryshimi ka dita e shtunë me të hënën?
Unë nuk jam brenda këtij komisioni, por mund tu them standardin e artë mbi të cilin bazohet ky studim. Bazohen mbi moslejimin e grumbullimit të njerëzve mbi 5 veta bashkë. Çdo shtet në mënyra të ndryshme, vendos masa të atilla që të evitojnë këtë grumbullim. Kjo është ajo që ne duam të evitojmë, a evitohet kjo vetëm mes të shtunës dhe të dielës, përgjigja është jo. Kjo bëhet vetëm përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë.
Dje ka dalë një lajm që Austria po e heq karantinën. Mund të jetë edukimi austriak shumë më i përparuar sesa edukimi i vendeve të Mesdheut. Por vetë kryeministri tha se edhe ne po bëjmë atë që po bën Austria. Ndërkohë që ju më thoni se ne i kemi të dhënat shumë më të ulëta. A ka gjasa që meqë ne kemi bërë pak testime , ka gjasa që të infektuarit të jenë shumë më tepër nga ata që janë deklaruar meqë ju thatë se 90% nuk e marrin vesh?
Kjo nuk ka asnjë diskutim, përgjigja është po. Ne te fakti që je pozitiv, nuk ka asnjë dushim se ka shumë më shumë. Por asnjë shtet nuk po arrin ti masë dot të gjithë pozitivët, atë indikatorin kryesor e kemi të sëmurët të rëndë dhe vdekjet. Vdekjet ne i kemi parë që janë pak, numri i rasteve është 500. Ndërkohë që ne kemi kalkuluar që kjo mund të jetë disafish më e lartë, nuk e dimë sa. Kemi dy elemente: së pari gjurmimi epidemiologjik, por ka kaluar kjo fazë dhe është kthyer në sëmundje komumitare. Ky është momenti që kjo fazë është bërë komunitare dhe testimi duhet të kalojë në komunitet, është ajo që shumë e përdorin si testim masiv. Jo detyrimesh kjo është e vërtetë, por një studim mund të bëhet.
Lajmi që më keni dhënë sot është shumë i rëndësishëm sepse thua në bazë të një studimi të profesorëve të Harvardit, të cilët e botojnë në revistën “Shkenca” duke bërë llogaritjet e algoritmeve dhe shtretërve të terapisë intensive ti mund ta lirosh karantinën për arsye se nuk je në “syrin e ciklonit”, nuk je në rrezik. Shqipëria e ka shumë të ulëta të dhënat, që nuk mund ta justifikojë këtë, ndërsa Kosova i ka akoma më të ulëta dhe nuk e ka këtë morsë.
Ne kemi pasur logjikën rrafsho kurbën, shtete si Shqipëria dhe Kosova, qartësisht këtë kurbë e ka të rrafshuar, pra ne tani duhet të jemi të ekuilibruar ndërmjet shtretërve në dispozicion dhe masave nga krahu tjetër, prandaj bëhet një lohjikë e tillë. Ne jemi në një pozicion ku shtretër kemi mjaftueshëm , duhet diskutuar tani sa efekt do kenë masat se nuk janë njësoj për cdo shtet të botës. Distancomi social e ka ulur me 85% në Kinë dhe vetëm 30% në Amerikë sepse janë dy shoqëri me dinamika të ndryshme. Duhet të dalim nga mjekësia e vjetër që një gjë u bën mirë të gjithëve. Ne në fund fare do të zbulojmë se karantina na e ka ulur me 30% dhe jo me 80%. Ngjashmërisht me SHBA-në.
/abcnews.al