Epidemiologu Ilir Alimhmeti, i ftuar në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokashi, foli për situatën epidemilologjike, variantin Delta si edhe efektivitetin e vaksinave.
Ndërsa u ndal te varianti Delta i koronavirusit, ai theksoi se ka një transmetueshmëri të lartë në të gjitha shtetet Europiane, dhe se OBSH synon të shpërndarjen e vaksinave në mënyrë globale.
Sa i përket masave të vendosura në kufi për epidemiologun kjo ka të bëjë më shumë me kanalet diplomatike.
Më tej ai theksoi se vendet në Europë dimrin që vjen do të arrijnë të bëjnë izolim total të vendit, kjo do të vijë si pasojë e dështimit me programin e vaksinimit.
“Në Europë është varianti Delta. Kjo nuk është çudi. Po të shohim të gjitha shtetet kanë praninë e variantit Delta, por me rëndësi është të shohim se si ecën trajektorja e këtij mutacioni. Pra do vlerësuar më në kontekst. Delta ka transmetueshmëri më të lartë, dhe OBSH për këtë arsye mendon globalisht duke synuar të shpërndajë vaksina në të gjithë globin”, tha epidemiologu.
Gjatë bisedës në studio, Alimehmeti u ndal edhe tek vaksinat dhe efikasiteti i tyre për variantet e reja të koronavirusit, ndërsa tregoi se dy doza të vaksinës Pfizer, kanë efektivitet 96% për variantin Delta.
“Pfizer me dy doza, ka efektivitetin 96% për variantin Delta. Pra qëllimi është për të evituar format e rënda, mund të infektohesh , duke kaluar më lehtë”, tha Alimehmeti.
Pjesë nga biseda:
-Personat që e kanë kaluar Covid dhe rreziku nga varianti Delta
“Varianti Delta nuk lidhet me shkallë më të lartë riinfektimi tek personat që e kanë kaluar. Risku për tu riinfektuarit nuk bën diferencë si variant, është po i njëjtë si me variantet e tjera. Por gjithsesi kush ka kaluar koronavirusin, sërish duhet të tregojë kujdes”, u shpreh ai.
I pyetur nëse mund të ishte shmangur përhapja e variantit Delta me një izolim të Indisë, ai tha se virusi nuk mund të bllokohet më masa të tilla sidomos në vende kur flitet për popullata siç është India.
“Me viruset jemi gjithmonë dy –tre javë me vonesë. Sepse deri në ditën që e gjejmë viruset e kanë realizuar përhapjen. Sa herë merren vendime jemi pas në kohë. Nuk bllokohet dot virusi me bllokim avionësh sidomos kur flitet për popullata siç është India”, tha epidemiologu.
-Sa kohë mund të zgjasë ndryshimi i një virusi?
Alimehmeti: Është një ecuri e mutacioneve që kalojnë disa valvula, është një rrugë që nuk ka kthim pas. Edhe varianti Delta në shumë pak javë dominon në shkallë botërore. Kjo ndodh shumë shpejt dhe nuk ka kthim pas…Tendenca është të bëhet sa më i transmetueshëm. Një virus tejet i rrezikshëm që vret shumë shpejt ka tendencën të jetë më i mbyllur. Sot tre simptomat më të shpeshta janë dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh dhe më pas vjen temperatura. Pra kanë ikur disa shenja që ndihmonin të kontrollohej.
-Masat anti-Covid në kufi, risku dhe turizmi
Alimehmeti: Në nivel Europian Shqipëria ka incidencën më të ulët se vendet e tjera. Por vendet e tjera edhe pse janë në rënie kanë një incidencë më të lartë dhe ne jemi ato që duhet të ruhemi. Vendosja e masave më shumë ka të bëjë me kanalet diplomatike.
E rëndësishme është se nëse ne dimë se një përqindje e popullatës tonë e ka kaluar sëmundjen në kemi një marzh më pak në këtë rritjen e vëmendjes së madhe. Sot bëhen 4 mijë testime dhe raportohen shumë më pak raste./abcnews.al/