Enzo Fernandez i lumtur me kalimin te “blutë”: Chelsea është një klub i madh, në fushë do të jap gjithçka

schedule19:20 - 2 Shkurt, 2023

schedule 19:20 - 2 Shkurt, 2023

Kalimi i argjentinasit Enzo Fernandez nga Benfica te Chelsea për 120 milionë euro në momentet e fundit të merkatos së dimrit “rrëmbeu” gjithashtu dhe vendin e parë, si transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ditën e sotme, kampioni i botës, me fanellën “albiceleste” ka folur për herë të parë si lojtar i “bluve”, ku siguroi tifozët që do të japë maksimumin e tij në fushën e lojës për të sjellë trofe në “Stamford Bridge”.

“Jam shumë i lumtur me mundësinë që më ka dhënë Chelsea dhe do të bëj gjithçka për të arritur objektivat e klubit.

Si lojtar dhe person, mund të ofroj energji të mirë dhe do të jap gjithçka, si dhe do t’i mbështes shokët e skuadrës për t’i bërë ata edhe më të mirë.

Chelsea është një klub i madh, një klub që është gjithmonë në garë për trofe dhe së fundmi ka fituar Ligën e Kampionëve. Ne do të përpiqemi të arrijmë gjithçka që dëshiron klubi dhe ta çojmë atë në nivelin tjetër.

Unë nuk kam luajtur ende me ndonjë nga shokët e mi të ri të skuadrës dhe nuk kam pasur ende mundësinë të bashkëveproj me ndonjërin prej tyre, por e di se cilët janë dhe mezi pres të punoj me të gjithë ata!”,- është shprehur Fernandez në fjalën e tij të parë si “londinez”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!