“Enxhi në botën e kafshëve”, zbulohen surprizat e emisionit më të ri në ABC

schedule10:17 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 10:17 - 18 Dhjetor, 2020

“Enxhi në botën e kafshëve” është emisioni më i ri që do të trasmetohet çdo të dielë në orën 11 në ekranin e ABC.

Moderatorja, Enxhi Cuku ka zbuluar detaje rreth këtij emisioni në ‘ABC e Mëngjesit’, duke e cilësuar si të vetmin emision të këtij lloj në Shqipëri.

Ajo ka deklaruar se fillimisht e ka pasur të vështirë për të pranuar moderimin në këtë program, pasi ka fobi kafshët. Por tashmë Enxhi e shikon si një sfidë, ku deri në fund të marri në shtëpi një kafshë.

Sepse dua t’i tregoj njerëzve që fobia mund të mposhtet deri në fund të kem marrë një kafshë në shtëpi.

Në fillim mendova, mos nuk ka shumë personazhe që kanë kafshë, nuk do duan të shfaqen në televizion. Por më ndodhi e kundërta. I jam shumë mirënjohëse se na hapën dyert e shtëpisë, edhe bizneseve sado të vogla por që na kanë ndihmuar.

Kryesorja është kafsha, ne do të merremi me veterinerët, me personazhet dhe jetën me ta. Madje ka pasur edhe nga ata që nuk e dinim që mbanin diçka të tilla.

Është një sfidë me veten. Pse jo sepse është hera e parë  që jepet një emision i tillë. Unë e shikoja edhe lidhur me aktrimin, pse duhet ta refuzoja një rol nëse kam frikë nga kafshët. Në këtë mënyrë edhe mësohesha”, u shpreh ajo.  l.k/abcnews.al