Enxhi injoron konkurrenten e re: Po të jap vëmendje që po të kthej përgjigje

schedule22:01 - 23 Prill, 2021

schedule 22:01 - 23 Prill, 2021

Disa postime të Laurelës në rrjete sociale, janë bërë shkak i nisjes së një debati në studion e Style Star. Reagimi i saj drejtohej ndaj konkurrentes tjetër, Enxhit, referuar deklaratës së kësaj të fundit të bërë javën e kaluar lidhur me tendencën e fundit të xhinseve. Enxhi reagoi duke thënë se gjithçka po e bën për vëmendje.

Dua t’i them Laurelës, dhe siç tha ky është një show tha që nuk i ka marrë dhe aq negativisht. Neve të gjitha i kemi dhënë njëra tjetrës komente negative përsa i përket veshjes dhe stilit por jo për gjëra personale. Laurela u tregua ofenduese në lidhje me mua kur tha nuk kam ardhur klëtu për t’u zhveshur.

Ajo që ka bërë është e turpshme fare sepse nuk ke pse bën pas puntatës dhe vazhdon në Instagram si në gjimnaz. Çdo ditë nxirrte insta story, u dogj për pa vëmendje, kështu që vëmendjen po e merr vetëm nga Kiara se nuk kisha ndërmend të të jepja vëmendje ty.”, tha Enxhi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!