Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Enver Petrovci u shua në moshën 71-vjeçare/ Rama: Aktor i jashtëzakonshëm, prehu në paqe

schedule15:48 - 22 Shtator, 2025

schedule 15:48 - 22 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Enver Petrovci.

“Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe…Prehu në paqe Enver Petrovci”, shkruan Rama.

Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Ishte aktor dhe regjisor.

Fillimisht ai studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.

I ndjeri kishte arritur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”, me rolet e luajtura aty u bë i njohur në mbarë ish Jugosllavinë duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe.

Pas mbarimit të luftës në ish-Jugosllavi, pas vitit 1999 vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri por edhe më gjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!