Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Enver Hoxha, gjyqi i historisë/ Kasmi: Kuvendi, kujdes me dokumentet e komunizmit! Ndoji: Ndërkombëtarët dënuan krimet e …

schedule20:30 - 10 Nëntor, 2025

schedule 20:30 - 10 Nëntor, 2025

117 vjet më parë lindi problemi. Në një shtëpi të Gjirokastrës, jo larg atij që njihet si ‘Sokaku i të Marrëve’, lindi Enver Hoxha, njeriu që pa mbushur 35 vjeç, do kthehej në njeriun me të fuqishëm të Shqipërisë, që prej epokës së Ahmet Zogut.

I ftuar në ‘Real Story’, Marengel Kasmi tha se Enver Hoxha ishte ai që varrosi atë pak demokraci në vendin tonë dhe se Kuvendi duhet të ketë një standart në mënyrën sesi harton dokumenta për ngjarje dhe personazhe të caktuar historik.

Marenglen Kasmi: Ishte ai që e varrosi edhe atë pak demokraci që u bë në 1920-1924 në shtetin shqiptar. Megjithatë nuk është ky thelbi i problemit. Ne nuk mund të fshijmë nga historia periudha historike. Se me këtë qëndrim këtu po shkon, pra sipas teje i bie që vetë të përsërisim të njëjtat gjëra. Biem përsëri në ritmin e përsëritjes së gabimeve të kaluara. Kështuqë, diskutimi duhet shtruar më gjerë, për sa i përket titujve sepse aty po, Kuvendi duhet të ketë një standard në mënyrën se si i harton ato dokumente, padyshim që po, me kujdes të caktuar për personazhe dhe ngjarje të caktuara, krejtësisht dakord. Por të gjykojmë tani dhe të fillojmë këtu edhe me teza antihistorike nuk është njohur qeveria shqiptare në Konferencën e Paqes me çfarë roli vajti Enver Hoxha. Enver Hoxha ai që ishte, si kryeministër i Shqipërisë vajti.

Lek Ndoji, i ftuar në panelin e ‘Real Story’ shtroi pyetjen nëse Enver Hoxha është simbol i komunizmit. Ndoji përmendi një sërë rezolutash të mbajtura dhe hartuara nga ndërkombëtarët të cilat dënojnë krimet e komunizmit.

Lek Ndoji: A ishte Enver Hoxha simbol i komunizmit? Nëse ishte simbol i komunizmit, të vazhdojmë me rezolutat që kanë bërë Kombet e Bashkuara, duke nisur nga deklaratat Universale të të Drejtave të Njeriut që Shqipëria nuk ka marrë pjesë. Duke nisur nga rezoluta 240 mbi genocidin e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e 9 dhjetorit 1948. Duke nisur nga rezoluta 1481 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në 25 janar 2006, lidhur me nevojën e dënimit ndërkombëtar të krimeve dhe regjimeve totalitare në përgjithësi dhe komuniste në veçanti. Nisur nga rezoluta e 23 shtatorit 2008 mbi shpalljen e 23 gushtit Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dhe në 23 janar 2025 është miratuar rezoluta. Me këtë duhet të merren deputetët, jo me historizma. Me historizma merremi ne. Është sesioni parlamentar i Europës. Ka firmosur për stalinizmin, në kuadrin e luftës Ukrainë – Rusi. Dhe çfarë të themi ne këtu? Themi se dënon përdorimin e hapsirave publike të simboleve të regjimeve totalitare dhe ndalon brenda BE, atje ku duam të shkojmë, për përdorimin e simboleve naziste dhe komuniste si me të drejtë do t’i përmendim. Edhe nuk ishte nazist Zogu as Mehdi Frashëri. Rezoluta u miratua me 480 vota pro dhe 50 abstenim. Dhe do ta mbyll me këtë, motivi i rezolutës ishte falsifikimi dhe dezinformacioni, që Ukraina është e jona. Dhe unë kam sjellë dy dokumente për dezinformimin dhe falsifikimit. Tani, këtu po flitet vetëm për simbolet e komunizmit. Gjithë këto rezoluta që thash, tani parashtrohet a ishte simbol i komunizmit?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!