Enur Totre tashmë zyrtarisht nuk do të jetë më lojtar i Tiranës në sezonin e ri. Lojtari do të vazhdojë karrierën e tij në Ukrainë te klubi FC Vorskla Poltava.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampionë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku falenderojnë lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e kryeqytetasve.
“Faleminderit Ennur Totre. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Ennur Totre në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.
Të lumtur që kishim në organikën tonë një lojtar me vlera që vërtetoi sërish se KF Tirana është trampolina më e mirë drejt suksesit ndërkombëtar. Klubi, stafi dhe lojtarët i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë”, shkruan Tirana.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al