Trajneri i i PSG-së, Luis Enrique dëshiron që klubi të shesë sulmuesin Kylian Mbappe këtë verë.
Sipas El Debate, me paratë nga shitja e Mbappes, timonieri i ri shpreson të blejë sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic dhe mesfushorin sulmues të Manchester City, Bernardo Silva.
Burimi pretendon se Enrique nuk dëshiron ta çojë francezin në një turne parasezonal në Japoni nëse Mbappe nuk qëndron për sezonin e ri. Megjithatë, çështja e lojtarit është ende e hapur dhe kjo nuk i pëlqen trajnerit spanjoll.
Më herët u raportua se nëse Mbappe nuk rinovon kontratën, por mbetet në klub, atëherë PSG mund ta vendosë atë në stol për të gjithë sezonin.
Kontrata aktuale e lojtarit me kampionin francez llogaritet deri në verën e ardhshme. /G.D abcnews.al/