Trajektorja e saj po bëhet meteorike. Një vajzë 17-vjeçare nga Shqipëria pasi provoi kulmin e botës, u shpall edhe kampione e Europës.
Enkileda Carja, një peshëngritëse që duhet si një njeri i paracaktuar nga fati për të qenë në majat, fitoi titullin kontinental në kampionatin U18 që po zhvillohet në Madrid.
Në kryeqytetin e Spanjës, Carja fitoi medaljet e arta për të reja në peshengritje,në peshën deri 63 kg, si dhe theu 3 rekorde europiane.
Shtangitja e re kuqezi ishte me e mira ne ditën e 4-t në Europianin. Carja dominoi në të dy stilet dhe në dygarësh. Ajo ngriti 93 kg ne shkëputje, 111 kg në shtytje dhe 204 kg në dygarësh.
Më herët, ajo fitoi titullin botëror U17, si dhe në 2023 u vlerësua si peshëngritësja femër më e mirë e kontinentit të vjetër.
Edhe pse ka vetëm 8 vjet karrierë, Enkileda ka arritur suksese të mëdha, duke fituar 40 medalje të arta kombëtare dhe shumë tituj në arenën ndërkombëtare.
Një sukses I madh dhe një shpërblim i merituar i punës së saj, dhe të trajneres së saj të suksesshme, Eglantina Kalemi./abcnew.al

