Enkelejd Alibeaj: Qeveria është tmerruar, ka humbur toruan

schedule20:30 - 14 Prill, 2019

schedule 20:30 - 14 Prill, 2019

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur se qeveria është temerruar ndaj dhe reagon me gaz lotsjellës dhe dhunë ndaj protestuesve. I ftuar në “Mbrëmje Ide”, ai bëri një krahasim të sjelljes së qeverisë ndaj protestuesve, me një deklaratë të bërë nga Xhelil Gjoni në vitin ’91, i cili i kishte quajtur shqiptarët “jashtëqitje kombëtare”.

Mirela Milori: Si ndiheni pas protestës së djeshme, gazit lotsjellës dhe situatave të kësaj natyre?

Enkelejd Alibeaj: Të bësh 9 protesta në 2 muaj është një angazhim i madhe i opozitës. Në këta dy muaj ka pasur së paku tre protesta kombëtare ku shqiptarët, jo vetëm i janë përgjigjur kërkesës së opozitës por janë ndërgjegjësuar për situatën e rëndë ku është vendi sot. Zgjimi i shqiptarëve është një kënaqësi. Por gjithnjë e më terë numri i protestueseve është rritur. Por nga ana tjetër shikohet gjithnjë e më shumë një agresivitet në rritje i qeverisë, i Edi Ramës, i Sandër Lleshit. Dhe i fundit që mu kujtua se i fundit që i ka trajtuar dhe i ka quajtur shqiptarët si jashtëqitje kombi në ’91 ka qenë Xhelil Gjoni. Ndërsa mbrëmë ka qenë më tepër sesa kaq duke iu adresuar me shi acid, gaz lotsjellës në mënyrë disproporcionale. Njerëz të cilët kanë dalë aty për të drejta e veta, për liritë e veta, njerëz të cilët paguajnë qeverinë e Ramës dhe paguajnë edhe këtë palo ministër dhe kthimi i përgjigjes ishte ai që ishte mbrëmë. Në fakt janë shenja të frikës, të tmerrit, të humbjes së toruas, që kjo bandë kriminelësh në mënyrë antikushtetuese ka uzurpuar.

Mirela Milori: I arrti pritshmërinë protesta?

Enkelejd Alibeaj: Pjesëmrrrja ka qenë shumë herë më e madhe sesa në 16 Mars dhe shumë herë më e madhe sesa në 16 Shkurt.

Mirela Milori: Po thuhet se po përsërisni vetveten…

Enkelejd Alibeaj: Për t’u hequr kuriozitetin protesta do të ketë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!