Shkrimtari Enkel Demi në ditën e dytë të Festivalit ndërkombëtar letrar Tirana–Gate rrëfeu joshjen për të shkuarën si dhe rëndësinë e çmimit europian të letërsisë.
Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi ishte i ftuar në Festivalin ndërkombëtar letrar i të rinjve Tirana–Gate 2021. Pena e tij shquhet për zhdërvjelltësi dhe joshje nga e shkuara.
Nga ana tjetër në romanet e tij shfaqet edhe egërsia ndër shqiptar, e cila sipas tij i ka rrënjët në gene, e jo larg nesh
Fituesi i Çmimit Europian të letërsisë është tejet i sinqertë, kur rrëfen domosdoshmërinë e këtij çmimi, kryesisht për vendet e vogla.
Enkel Demi botoi librin e tij të parë, “Hide mbi kalldrëm” në 2016 me pseudonimin e tij Tom Kuka. Identitetin e vërtetë e shfaqi për publikun në vitin 2018. Demi është gjithashtu një gazetar dhe prezantues i njohur në vend si dhe autor i katër librave: “Hide mbi Kalldrëm”, “Gurët e Vetmisë”, “Ora e Ligë” dhe “Flama”. Krahas Çmimit Evropian të Letërsisë për Shqipërinë, ai është edhe fituesi i romanit më të mirë me “Gurët e Vetmisë”, në Çmimet Kombëtare për vitin 2018. /abcnews.al/