Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.
Ata janë tashmë së bashku prej disa vitesh, ndërsa më datë 3 nëntor të vitit 2018 dyshja realizuan edhe fejesën.Prej nga ai momenti fansat e çifti po presin me padurim dasmën e tyre.
Sipas “Panorama Plus”, kjo ditë është e afërt, pasi Genci dhe Eni i kanë planifikuar të gjitha. Ata do të martohen në vjeshtë, me një ceremoni private, për sa kohë vazhdon të jetë akoma periudha alarmante e pandemisë.
Ndërkohë, dyshja bashkëjetojnë prej kohësh në Prishtinë dhe dasma pritet të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë./abcnews.al