Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj bëhen prindër, zbulojnë emrin e veçantë të së bijës

schedule15:01 - 14 Tetor, 2022

schedule 15:01 - 14 Tetor, 2022

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale. Krahas një fotoje ku shihet bashkë me Gencin duke mbajtur dorën e vogëlushes, ajo ka zbuluar se e kanë quajtur me emrin Adea.

Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten?“, shkruan ajo. Ndërkohë, Genci ka bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë.”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!