Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eni Imami nuk duket te Tirana, zbulohet klubi që e do

schedule13:37 - 4 Janar, 2020

schedule 13:37 - 4 Janar, 2020

Lëvizje të pakta te Tirana. Dorian Kërçiku ishte largimi i parë nga bardheblutë. Mbrojtësi i djathtë e njoftoi vetë “divorcin”, ndërkohë që edhe Eni Imami duhet të nisë të mendojë për një tjetër aventurë.

Në seancën e sotme ai nuk ka qenë në stërvitje dhe nuk është në listën e lojtarëve që do të fluturojnë drejt Turqisë, ku do të zhvillojë Tirana fazën përgatitore. Largimi i Imamit nga skuadra bardheblu ishte lakuar prej kohësh, pasi me largimin e trajnerit Ardian Mema ai nuk gjeti më hapësira.

E ARDHMJA E IMAMIT – Skënderbeu është përmendur si një nga klubet e interesuara për shërbimet e Imamit. Së fundmi në garë është edhe një klub tjetër dhe bëhet fjalë për Bylisin, sikurse raporton “Newsport.al”.

Imami mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në linjën e majtë të mbrojtjes dhe mesfushës. Ballshiotët kërkojnë të kenë më shumë alternativa dhe Imami mund t’u bënte punë. Në verë Bylisi afroi nga Tirana mbrojtësin Jurgen Goxha, i cili këtë sezon ka qenë ndër më të mirët në skuadrën e Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!