Energjia e elektrike, nëse paguani kaq lekë në muaj konsideroheni familje e pasur

schedule14:47 - 28 Prill, 2022

schedule 14:47 - 28 Prill, 2022

Ndikuar nga kriza energjetike, familjet shqiptare nuk do ta paguajnë njësoj çmimin e energjisë. Qeveria ka nisur punën për kategorizimin e “familjeve të pasura”.

Madje ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi sot në Kuvend se diferencimi në çmim u është kërkuar nga qytetarët shqiptarë.

Pyetja që shtrohet me të drejtë gjatë këtyre ditëve është se si do të bëhet ky diferencim. Gjithçka varet nga fatura që qytetarëve iu shkon çdo muaj në banesë.

Sipas skemës së qeverisë, abonentët që kalojnë 700 kW/h të harxhuar në muaj do të paguajnë më shumë. Për qytetarët poshtë kësaj fashe çmimi i energjisë është 9.5 lekë pa TVSH, ndërsa çdo kilovat mbi këtë fashë do të paguhet më shtrenjtë. Qeveria nuk e ka caktuar ende çmimin e një kilovati energji elektrike të harxhuar mbi fashjën 700 kW/h.

Megjithatë, sipas përllogaritjeve, çdo familje që harxhon gjatë një muaji më shumë se 7 089 lekë do të paguajë më shtrenjtë çmimin e energjisë.

Referuar të dhënave nga raportet vjetore të ERE-s duket se janë rreth 60 mijë abonentë familjarë që e kalojnë këtë fashë, të cilët pritet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!