“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”, Klosi në ‘Real Story’: Asnjë pengesë nga qeveria greke

schedule20:18 - 13 Maj, 2024

schedule 20:18 - 13 Maj, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë kryeministrin Edi Rama në takimin e së dielës në stadiumin Galatsi në Athinë. I ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Klosi u shpreh:

“Ishte një surprizë dhe për ne. Ishte një punë e jashtëzakonshme që të realizohej, por ajo energji dhe mënyra se si shqiptarët e pritën Edi Ramën në Athinë ishte për ne një surprizë e jashtëzakonshme.”, u shpreh Klosi duke shtuar më tej se nuk ka pasur asnjë reagim bllokues nga qeveria greke për takimin.

Ajo që doja të thosha është që në disa herë që pata detyrën të isha në Athinë për organizimin e takimit, sidomos në kohën kur flitej nëse do bëhet apo jo, isha i emocionuar nga prezenca dhe po të shikoje atë energji në sallë…një energji e tillë mbase mungonte në Shqipëri. Kur shikoja shumë njerëz energjik, dukej sikur do të ishte e thjeshtë organizimi i një takimi të tillë.

Kur takoje komunitetin shqiptar, të gjithë ishin në dakordësi të plotë me komunitetin grek. Nuk kishte asnjë nuancë nga populli grek se pse ne po bënim aktivitetin. Asnjë kundërshtim. Ne nuk patëm asnjë reagim bllokues. Doja të thosha që edhe artificat për takimin, nuk shkojnë fare në dakordësi me opinionin.”, shtoi Klosi./abcnews.al