Qeveria shqiptare me qeverinë zvicerane nënshkruam marrëveshjen për dhënien e asistencës teknike dhe financiare në kuadrin e “Projektit të Bashkive me Energji Inteligjente”.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku tha se ky është një projekt i rëndësishëm, sa i takon përdorimit eficent të energjisë, i cili do të nisë fillimisht të zbatohet në 4 prej bashkive të vendit për t’u shtrirë më pas edhe në qytetet e tjera.
“Energji Inteligjente është procesi i përdorimit të sistemeve dhe metodave për rritjen e eficencës së energjisë. Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë Shkodra, Korça Përmeti dhe Berati do përfitojnë nga asistenca. Rreth 270 mijë banorë të këtyre bashkive do përfitojnë nga kursimet në koston e energjisë nga ndriçimi i përmirësuar.5.3 milionë franga zviceranë për pilotimin e këtij projekti”, tha Balluku.
“Shqipëria po shkon drejt eficencës energjetike. Zvicra vijon të ndjekë me prioritet dhe sot jam i kënaqur të nënshkruaj këtë marrëveshje. Mbështetja e sektorit të energjisë ka qenë prej kohësh pjesë e planit për mbështetjen e energjisë në Shqipëri”, tha përfaqësuesi i qeverisë zvicerane.
Po sot qeveria shqiptare firmosi edhe Marrëveshjen e Financimit Për Mbështetjen e sektorit të energjisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim. Për të mbështetur sektorin energjetik qeveria shqiptare nënshkroi një hua prej 50 mln eurosh për sektorin energjetik. Kjo shumë do të jetë në formën e një kredie të butë dhe do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues. be.k/abcnews.al