Eneda Tarifa: Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj…

schedule18:00 - 1 Qershor, 2019

schedule 18:00 - 1 Qershor, 2019

Në çelje të fushatës së PS-së për zgjedhjet e 30 Qershorit, kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i janë bashkuar dy miq artistë dhe dy miq sportistë. Ata ishin: Gazmend Paja, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Këngëtarja Eneda Tarifa u shpreh me fjalë të mëdha për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke thënë se nëse nëna do të kishte bërë nja tre si ai, sipas saj nuk e di se ku do ishim këtë 4-vjeçar.

“Shumë shkurt që të mos e kthjemë në fjalim. Unë dua të them vetëm kaq: Nëse do kishte bërë nëna nja tre si Erion Veliaj nuk e di ku do të ishim këtë 4-vjeçar. Unë jam në krah të Erionit sot, jo sepse kam një background socialist as sepse kam një teser partie, jam këtu sepse besoj tek ky djali që kam këtu pranë, besoj sepse kam parë atë që ka ndodhur me Tiranën tonë të dashur”, tha Eneda Tarifa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!