“Enea Zhegu më ka shkaktuar ‘dridhjen’ e parë”, vajza e Viktor Gjikës tregon çfarë ndodhte gjatë xhirimeve

schedule13:28 - 25 Prill, 2023

schedule 13:28 - 25 Prill, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, vajza e regjisorit të njohur shqiptar, Viktor Gjika, Ester Gjika ka treguar se e shoqëronte të atin gjithmonë në xhirime. Edhe si pasojë, ajo krijoi dhe një dashuri platonike për shumë aktorë. Esteri veçoi Enea Zhegun, i cili i kishte shkaktuar ‘dridhjen’ e parë gjatë filmit “Njeriu me top”, ku luante rolin e Zigurit.

Ajo theksoi se të njëjtën dashuri ndjente dhe babai i saj për personazhet e ndryshëm, qoftë meshkuj apo femra.

“E kam treguar në disa episode përhumbjen time të parë ndaj Eneas, i cili luante rolin e Zigurit se ishte djalë shumë i shkathët dhe shumë i lirshëm, çamarrok. Aty kam pasur ‘dridhjen’ e parë. Por edhe në filmat e tjerë unë fiksohesha shumë pas personazheve, jo thjesht pas çunave të bukur, por edhe pas vajzave, dmth pas personazhit. Gjithashtu edhe im atë dashurohej me personazhin kryesor si të ishte mashkull dhe femër, ai u dashurua mbas Mato Grudës, mbas Dritan Shkabës, mbas Zanës. Dmth i dashuronte shumë personazhet e tij, aq sa vetëm kështu arrinte t’i trasmentonte energjinë, ndjenjat dhe mësimet e tij se si të aktronin, dmth kishte një raport shumë simbioz me personazhin”, u shpreh Esteri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!