Enea Jorgji ndan emocionet e ndeshjes Ajax-Aston Villa: Si vendosa 2 kartona të kuq dhe 7 të verdhë

schedule09:20 - 11 Mars, 2024

schedule 09:20 - 11 Mars, 2024

Arbitri shqiptar, Enea Jorgjit iu besua nga UEFA gjykimi i ndeshjes Ajax-Aston Villas në 1/8 e Ligës së Konferencës. Ai bëri një vlerësim të rreptë për dy ekipet mes 50 mijë tifozëve, pasi vendosi 2 kartona të kuq dhe 7 të verdhë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Enea tregoi detajet e kësaj ndeshje, duke thënë se nuk donte të gabonte në asnjë moment.

 “Vlerësmi ishte maksimal dhe nuk doja të gaboja në asnjë moment. Isha tepër i përqendruar. Jam i bindur dhe i qetë. Janë disa kartona të verdhë dhe janë të merituar. Vendimmarrjet në fushë kanë të bëjnë dhe me vendndodhjen se ku je, si e vlerëson rastin, prandaj tre bashkëpunëtorët e mi kanë vendndodhje të ndryshme. Në rastin konkret vetëm bashkëpunëtori i parë kishte vendodhje të njëjtë dhe më tha ‘Bravo Enea, e ke vlerësuar mirë rastin’.

Sa i përket, vlerësimit me çmimin “Gjyqtari i vitit 2023”, ai tha: “Unë  e kam shprehur dhe kur u shpalla çmimin ia dedikoi njerëzve që më kanë qendruar pranë dhe më kanë ndihmuar. Çmimi ishte një vlerësim i punës sime. Ne jemi në një garë të vazhdueshme dhe secili nga ne pret të vlerësohet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!