E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ ishte zonja Beti, Elisabeta Mato Skëndo e njohur për diturinë në shpjegimin e ëndrrave e jo vetëm. Teksa u njohëm me historinë e jetës së saj, zonja Beti nuk ngurroi të shpjegonte apo interpretonte ëndrrat më të shpeshta që shqiptarët shohin.
Ato janë:
- Të biesh nga lartësia: një situatë që duhet patur kujdes me të tjerët sidomos në marrëdhënie pune. Mund të kesh një post dhe i lë shëdenë asaj pune.
- Fluturimi: ka gjasa që t’i kuptoni më lehtë ëndrrat sepse keni më shumë dije. Mund të keni një të ardhme shumë të mirë.
- Para, jep ose merr para: shqetësimi i ndonjë borxhi apo planifikimi për të ardhmen. Nuk di të grumbullosh lekun dhe është më tepër një mesazh, truri jep informacione dhe ndërhyn.
- Rënia e dhëmbëve: njerëz që e duan shumë vetveten, i pëlqen të duken mirë. Një shqetësim, pasi shqetësimi më i madh është të të bien dhëmbët. Paralajmëron edhe mënyrën se si sillesh me të tjerët, nuk mban fjalët. Kujdes çfarë nxjerr nga goja. Shqetësim për shëndetin e dikujt, që shoqërohet me dhimbje dhe shtrim të stomatologu. Ka shumë sinjale.
- Vdekja (vetë, ose një familjar): një vdekje ka shumë gjëra brenda, vdes e shkuara dhe bën një kthesë tashmë e tutje. Një cikël i ri, rilind. Bën një seleksionim të së shkuarës. Vdekja është rilindje, jemi në tjetërsim të vetes sonë.
- Vrasje, të shtëna armësh: një lajm i mirë, por dhe një lajm i keq. Pabesi në një pritë, apo rastësisht gabimisht?
Nga një studim botëror, statistikisht njerëzit shohin më shpesh në ëndrra gjarpri. Por çfarë simbolizon ai sipas zonjës Beti?
“Është një mik shumë i mirë. Është specia më e zgjuar, i tërhequr në specien e vetë.”/abcnews.al