Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ëndrra zikaltër vazhdon/ Liga e Kampionëve, Inter në gjysmefinale me drithërima

schedule13:47 - 17 Prill, 2025

schedule 13:47 - 17 Prill, 2025

Ishte e qartë se do t’i dilte shpirti për t’ia dalë. Gjithsesi, në fund rëndësi ka që Interi arriti në gjysmëfinale të Championsit, për të dytën herë me trajnerin Simone Inzagi, pas një beteje të vërtetë kundër Bajernit.

Pavarësisht fitores 2-1 në Mynih, zikaltërit u detyruan të vuanin deri në sekondat e fundit për të “prerë biletën”, dhe barazimi 2-2 I nderoi. Në “San Siro”, bavarezët kaluan në epërsi në nisje të pjesës së dytë kur Harri Kejn shënoi në 52’.

Gjithsesi, italianët treguan karakter duke reaguar fort. Kapiteni Lautaro Martinez dhe mbrojtësi francez, Pavar, përmbysën shifrat në vetëm tri minuta, nga e 58-ta në të 61-ën.

Skuadra e trajnerit Vinsent Kompani nuk u dorëzua dhe goli I dytë anglez, nga Dajer, në 76’, rihapi ndeshjen. Bajerni bëri më shumë, me 20 gjuajtje total ndaj 15, dhe me nga 6 gjuajtje në portë.

Gjermanët mbajtën topin 63 për qind, por në gjysmëfinale shkoi Interi. Inzagi padyshim që pati ndjenja të forta.

“Sigurisht, emocionet janë të forta sidomos në këtë stadium dhe në prani të tifozëve tanë. Ishte e mrekullueshme. Djemtë ishin të mrekullueshëm që luajtën dy ndeshje të mëdha, sepse ishim përballë një rivali të nivelit tepër të lartë. Gjithsesi, iu përgjigjëm çdo herë, arritëm gjysmëfinalen dhe jemi shumë krenarë”.

“La Gazeta delo Sport” shkruan në titull sloganin e himnit zikaltër: Duajeni! Zemër e Interit, tani Barça! Barazim me drithërima në “San Siro”, por jemi në gjysmëfinale!”

“Il Korriere delo Sport” e zgjedh titullin në Anglisht: Baj Bajern! Inter përshëndet Kejnin! Gjysmëfinale ndaj Barçës! Champions, 2-2 në “San Siro”!”

E përditshmja “Bild” nga Gjermania komenton se pati pesë të vërteta të hidhura në eliminimin e Bajernit, duke theksuar se skuadra bavareze ndjen presionin në ndeshjet e vështira! Në Itali tani presin një tjetër gjysmëfinale të madhe ndaj Barcelonës, ashtu si në 2010 me Murinjon kur u fitua tripleta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!